“Me pjesëmarrje në protestën e 7 Gushtit, lë të dëshmojmë se çlirimtarët s’janë vetëm”

02 gusht 2025 | 12:05

Avokati kosovar, Ardian Bajraktari, i cili është angazhuar në mbrojtje të të drejtave të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përballë Tribunalit të Hagës, ka bërë një apel publik për qytetarët.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në mënyrë masive në protestën e paralajmëruar për datën 7 gusht, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe mbështetjes ndaj të akuzuarve për krime lufte në këtë proces të ndjeshëm.

Postimi i plotë i Bajraktarit:

Me pjesëmarrje në protestën e 7 Gushtit, lë të dëshmojmë se çlirimtarët tanë nuk janë vetëm, se populli është me ta, se populli nuk e do dhe nuk e duron padrejtësinë.

Pjesëmarrja sa më masive, është dëshmi se historia nuk mund të ndryshohet dhe procese jo të pakta gjyqësore e kanë konfirmuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë çlirimtare.

Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e pastër dhe se me “prova” nga Serbia nuk mund të ndryshohet historia jonë e lavdishme.

Çlirimtarë, jemi me juve, liria jonë është e plotë kur ju do jeni të lirë!

Nga sheshi i Prishtinës lë të ua bëjmë të qartë vendeve financuese të Gjykatës Speciale se buxheti mbi 100 milionë euro vetëm për dy vite nga kjo gjykatë, po përdorën për padrejtësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Arben Gashi, deputet Që Kosova të ketë stabilitet qeverisës…