Më pranë luftës së kurrë: Avionët nga Pakistani, India mbyll hapësirën ajrore!

01 maj 2025 | 17:52

Në mesin e tensioneve të larta që po bëjnë të flitet për erë lufte mes Pakistanit dhe Indisë, kjo e fundit njoftoi mbylljen e hapësirës së saj ajrore për avionët nga vendi fqinj, përfshirë fluturimet komerciale.

Mbyllja, që hyri në fuqi mesnatën e së mërkurës, do të zgjasë deri më 23 maj, e ndërkohë një hap të ngjashëm kishte hedhur pak ditë më parë edhe Pakistani pas vrasjes së 26 personave gjatë një sulmi kundër turistëve në rajonin e Kashmirit.

Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif ka këmbëngulur në një telefonate me Sekretarin amerikan të shtetit Marco Rubio se i kundërshton kategorikisht përpjekjet e Indisë “për ta lidhur Pakistanin me këtë incident”.

Pas ngjarjes së Kashmirit, megjithatë, shërbimi sekret pakistanez pohon se India është në prag të ndërmarrjes së një sulmi ushtarak, e madje Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khavaja Muhammad Asif, përmendi madje edhe fjalën armë bërthamore.

Asif, u tha gazetarëve të Reuters-it në kryeqytetin e vendit Islamabad, se forcat e armatosura ishin në gatishmëri të lartë. Por se, Pakistani, sipas tij, do t’i përdorë armët e veta bërthamore vetëm “nëse do të ketë një kërcënim të drejtpërdrejtë për ekzistencën e tij”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 400 persona janë arrestuar ditën e sotme në Stamboll,…