Me rastin e 27 vjetorit të rënies heroike, përkujtohet dëshmori i kombit Ahmet Alush Pantina

23 shtator 2025 | 13:46

Me rastin e 27 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Ahmet Alush Pantina, ftoheni që me datën 25 shtator në orën 12:00 të merrni pjesë homazhe tek varrezat e dëshmorëve te Kodra e Kuqe në Grabanicë të Klinës. Kështu thuhet në njoftimin e familjes Pantina.

Ftesë, në 27-vjetorin e rënies së tij, përulemi me nderim dhe krenari para jetës dhe veprës së dëshmorit tonë. Ahmet Alush Pantina-HERO

Ai dha më të shtrenjtën jetën që ne të jetojmë të lirë e krenarë në trojet tona.

Sakrifica e tij është dritë që nuk shuhet, është kujtesë që nuk vdes dhe është amanet që na obligon përjetë. Lavdi dëshmorëve të kombit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott, ka folur për ish-bashkëlojtarin e…