Me rënien e LDK-së në duar të “Soros-istëve”, “Ora-istëve”, “Riinvest-ëve”, ra e djathta kombëtare në Kosovë

21 mars 2021 | 12:50

Ish-deputetja dhe ish-ministrja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka reaguar sërish pas zgjedhjes së Lumir Abdixhikut kryetar i kësaj partie dhe krijimit të organeve udhëheqëse të saj, në të cilat ajo nuk është përfshirë.

Tërmkolli përmes një postimi në llogarinë në “Facebook” tha se “e djathta kombëtare në Kosovë si formacion politik edhe formalisht ka ra me rënien e LDK-së në duar të “Soros-istëve”, “Ora-istëve”,“Riinvest-ëve” dhe pakurrizorëve tjerë që e quanin veten rugovistë.

Postimi i plotë i saj:

E djathta kombëtare në Kosovë si formacion politik edhe formalisht ka ra me rënien e LDK-së në duar të “Soros-istëve”, “Ora-istëve” “Riinvest-ëve” dhe pakurrizorëve tjerë që e quanin veten rugovistë. Në një Kosovë me shumicë djathtiste!
Bravo Fatmir Sejdiu e Nexhat Daci!
Bravo Sabri Hamiti e Isa Mustafa & Co!
Bravo Vjosa Osmani & Co!
Bravo akademikë të LDK-së!
U realizua pikë për pikë plani e projekti i Akademisë së Serbisë!
Këtu jemi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjilanit ka pranuar kontingjentin e dytë të shtretërve…