Me revole 7.65 mm shëtiste rrugëve, arrestohet vushtrriasi

23 gusht 2022 | 08:56

Policia ka arrestuar një person në Vushtrri i cili barte armë në brez.

Bëhet me dije se armën të cilën e barte, i dyshuari nuk kishte leje.

“Personi i dyshuar H. Ç., 21-vjeçar, është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacionin Policor. Arma e llojit pistoletë, një karikator dhe tre fishekë, janë sekuestruar nga policia në cilësi të provave  materiale.

Personi i dyshuar në fjalë është intervistuar dhe pasi që është kontaktuar prokurori kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në komunikatën e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një superjaht afër 40 metra u fundos në brigjet e…