Më shumë thëngjill u prodhua në nëntor 2025 sesa në nëntor 2024
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e energjisë për muajin nëntor 2025 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.
Gjatë muajit nëntor të vitit 2025, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 634.84 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 509.47 GWh ose 0,39 % më i madh, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 12,14 %.
Importi i energjisë elektrike në nëntor të vitit 2025 ishte 325.04 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 247.29 GWh (këtu është e përfshirë edhe sasia e transmisionit).
Prodhimi i thëngjillit për muajin nëntor 2025 ishte rreth 663 413 mijë ton që paraqet një rritje prej 2,94 %, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.



