Më shumë vdekje se lindje: A po hyn Kosova në krizë demografike?

25 nëntor 2025 | 20:47

Në pesë vjetët e fundit, Kosova ka regjistruar gjithsej 110 mijë e 510 lindje të gjalla.

Kjo do të thotë se gjatë periudhës 2020-2024, mesatarisht çdo vit kanë lindur 22,102 foshnje.

Kështu thonë të dhënat e Agjencisë së Statistikavë të Kosovës, duke treguar për një tendencë të lehtë të rënies së lindjeve.

Krahasuar me periudhën 2015-2019, numri i lindjeve ka rënë për të paktën 5,500, pasi atëherë ishin regjistruar 115,971 lindje.

Në fakt, këto shifra përfshijnë edhe foshnjat e lindura jashtë Kosovës, për sa kohë nënat e tyre janë banore të vendit.

Kryqyteti zenë vendin e parë për nga numri i lindjeve, ndërkaq komuna e Parteshit dhe ajo e Ranillukut janë shtuar më së paku përgjatë 5 viteve të fundit.

Të dy këto qytete gjenden në rrethinën e Gjilanit.

Por a e dini cila ishte mosha më e re e gruas që u bë nënë gjatë viteve 2020–2024?

Të dhënat e ASK-së tregojnë se ka raste të regjistruara në grupmoshën nën 15 vjet.

Por shumë të rralla, nga një rast në disa vite.

Nga ana tjetër, ka pasur edhe gra mbi 50 vjeç që janë bërë nëna.

Mosha mesatare e nënave gjatë kësaj periudhe ishte 29 vjet.

Derisa lindjet po bien, numri i vdekjeve po rritet.

Sipas ASK-së, nga viti 2018 deri në 2021 kanë vdekur 48 mijë 663 qytetarë të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Mesatarisht, çdo vit regjistrohen 12 mijë 166 shuarje jete.

Prishtinasit janë të parët në listë si për lindje, ashtu edhe për vdekje.

Ndërsa Kllokoti renditet i fundit për numrin e vdekjeve.

Nga çfarë arsye vdesin më së shumti kosovarët?

Të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në bashkëpunim me ASK-në, tregojnë se:

Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut janë shkaktarët kryesorë të vdekjeve.

Kanceri është sëmundja e dytë më e zakonshme që çon në vdekje.

Sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes zënë vendin e tretë dhe të katërt.

Grupmosha mbi 70 vjeç është më e prekura, duke përbërë mbi 60% të të gjitha vdekjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i kryesisë së AAK-së Besnik Tahiri, në emisionin DPT…