Më shumë vizitorë në hotele në gusht të këtij viti sesa një vit më parë

09 tetor 2025 | 15:10

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e hotelerisë për muajin gusht 2025.

Në gusht 2025, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 92 544, prej tyre 35,7% ishin vendorë dhe 64,3% ishin të jashtëm.

Krahasuar me muajin gusht të vitit 2024 (sa ishin 76 899 vizitorë) ka pasur rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 20,3%.

Numri i net-qëndrimeve ishte 189 728 prej tyre 39,1% ishin nga vendorët dhe 60,9% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në hotele e ka rajoni i Pejës me 13 914 vizitorë dhe 37 200 net-qëndrimeve.

Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Gusht 2024) ka pasur rritje të vizitorëve për 30,7%.

Në total, ishin 59 485 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishin nga: Gjermania, Shqipëria, Zvicra, Turqia etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka pezulluar dekretin e presidentit Bajram…