Më shumë vizitorë në hotele në nëntor 2025 krahasuar me një vit më parë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e hotelerisë për muajin nëntor 2025.
Në nëntor 2025, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 57 548, prej tyre 42,8 % ishin vendorë dhe 57,1 % ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin nëntor të vitit 2024 (sa ishin 56 027 vizitorë) pati rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 2,7 %.
Numri i net-qëndrimeve ishte 120 210, prej tyre 50,3 % nga vendorët dhe 49,7 % nga të huajt.
Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në hotele e ka Rajoni i Pejës me 7 140 vizitorë dhe me 25 108 net-qëndrime.
Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (nëntor 2024) pati rritje të vizitorëve për 2,1 %. Në total, ishin 32 909 vizitorë të huaj nga të cilët numri më i madh është nga: Shqipëria, Turqia, Zvicra, Gjermania etj.



