
Me të pasmet në sfond, këngëtarja shqiptare “çmend” pushuesit në Dubai
05 nëntor 2021
| 15:11
Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, ka zbuluar prej kohësh se një ndër destinacionet e saj më të preferuara është Dubai. Madje ajo vendosi që edhe ditëlindjen ta festonte në vendin luksoz.
Ajo ka disa ditë që ndodhet në Dubai, duke shijuar rrezet e diellit dhe plazhin. E sigurisht që nuk mund të mungojnë as pozat provokuese, siç vetëm ajo di.
Së fundmi, Enca ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në “Instagram” një fotografi ku ekspozon të pasmet “bombastike”. Fansat e kanë pëlqyer pozën e saj, e disa i shkruajnë se ka “çmendur” pushuesit atje.