Më të vjetër se kjo grua nuk ka në botë

02 maj 2025 | 08:19

Ethel Caterham nga Surrey, Britania e Madhe, është bërë personi më i moshuar në botë në moshën 115-vjeçare, pasi dje ndërroi jetë motra murgeshë Inah Canabarro Lucas, e cila ishte 116 vjeç.

Caterham ka lindur më 21 gusht 1909 dhe është nënshtetasja e fundit e mbijetuar e Mbretit Eduardit VII.

Duke festuar 115-vjetorin e saj në gusht të vitit 2024, ajo tha se sekreti i jetëgjatësisë së saj është që asnjëherë nuk zihej me askënd, dëgjonte dhe bënte atë që donte.

Rekordi i saj i ri është konfirmuar nga Libri i Rekordeve Guinness dhe nga LongeviQuest, një bazë të dhënash për njerëzit më të vjetër në botë, shkruan skynews.

Inah Canabarro
Inah Canabarro

Në ditëlindjen e saj të 115-të, ajo mori një letër nga Mbreti Charles III-të, në të cilën shkruante se ishte “i inkurajuar nga historia personale magjepsëse e Ethelit”.

Caterham ka lindur në Shipton Bellinger në Hampshire dhe është rritur në Tidworth, Wiltshire.

Në moshën 18-vjeçare, ajo u punësua si dado në një familje ushtarake në Indi.

U kthye në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1931 dhe atje njohu bashkëshortin e saj të ardhshëm, Norman Caterham. U martuan në katedralen e Salisburyt në vitin 1933.

Pesëdhjetë vitet e fundit i ka kaluar duke jetuar në Surrey dhe ka drejtuar vetë veturën deri në moshën 97-vjeçare. Një nga motrat e saj, Gladys, ka jetuar deri në moshën 104-vjeçare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina kanë nënshkruar një…