Me urdhër të prokurorit Ardian Mehmeti zhvillohet aksion në klinikat e QKUK-së: Dyshime për manipulim me barna esenciale dhe lista të pritjes për intervenime invazive

12 maj 2026 | 16:19

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, Njësia Rajonale në Prishtinë, kanë zbarkuar sot në klinikat e ShSKUK-së në Prishtinë, raporton Gazeta Online Veriu.info. Mësohet se çështja ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime me listën e barnave eseciale në ShSKUK dhe manipulimet me listat e pritjes së pacientëve për intervenime invazive dhe kirurgjike në ShSKUK (QKUK Prishtinë).

Ky aksion ka filluar sot dhe është duke u zhvilluar me autorizimin e Prokurorit të Shtetit Ardian Mehmeti nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe në bashkëpunim të ngushtë me njësitë përkatese hetimore të Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah…