Me Vrapin e Rreshter Majorit shënohet 250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së

04 korrik 2026 | 14:40

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pjesëtarët e Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me partnerët e tyre amerikanë, realizuan Vrapin e Rreshter Majorit në Parkun e Gërmisë.

Aktiviteti u zhvillua nën moton “Run Together, Stronger Together”, duke simbolizuar partneritetin e fuqishëm, besimin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta që lidhin FSK-në me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

FSK mbetet e përkushtuara në zhvillimin e kapaciteteve operacionale, avancimin dhe ngritjen e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të gjitha fushat e zhvillimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në…