MEA i bën thirrje Bordit të Postës të anulojë ndryshimin e koeficientëve të pagave

10 dhjetor 2020 | 16:40

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), e udhëhequr nga Blerim Kuçi, nëpërmes Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, i ka dërguar shkresë Bordin e Përkohshëm të Postës së Kosovës, duke i bërë thirrje që të anulojë vendimin për ndryshimin e koeficientëve të pagave.

“Ky veprim nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit është ndërmarrë sapo ka ardhur procesverbali nga mbledhja e Bordit të Përkohshëm të Postës së Kosovës, të mbajtur më 03.12.2020. Ndryshimi i koeficientëve të pagave në këtë kohë, kur Posta e Kosovës nuk qëndron në gjendje të mirë financiare,  është i papranueshëm dhe nuk do të lejohet”, është thënë në komunikatën për medie të dërguar nga MEA.

Sipas kësaj komunikate, për më tepër, Njësia për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike ka sugjeruar më parë këtë ndërmarrje që të zvogëlojë pagat për 30 për qind  për pozitat e larta udhëheqëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet shëndetësore nga Zelanda e Re bënë të ditur se…