Meçi Wilder – Fury mbyllet pa fitues

01 janar 2019 | 19:40

Meçi i boksit për kategorinë e peshave të larta në WBC mes Deontay Wilderit dhe Tyson Furyt është mbyllur baras.

Kampioni i botës, Wilder, arriti të rrëzonte dy herë për tokë britanikun, por ai u ngre dhe fitoi shumë raunde për të dramatizuar meçin deri në fund.

Amerikani arriti ta rrëzonte Furyn në raundet 9 dhe 12. Gjyqtarët dhanë këtë rezultat në fund, 115:111 për Wilderin, 114:112 për Furyn teksa një tjetër ishte i barabartë 113:113. Pas 36 minutash të nxehta në Los Angeles, të dy boksierët kërkuan rimeç, e tani pritet vetëm caktimi i një date të re.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Haxhi Krasniqi ka arritur ta mbrojë titullin e Evropës në…