Meda në mbështetje të Lahi Brahimajt: “Krah, si gjithmonë!”
18 dhjetor 2025
| 22:34
Këngëtari i njohur Mehedin Përgjegjaj, i njohur me emrin artistik Meda, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), gjeneralin Lahi Brahimaj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meda ka bërë të ditur se qëndron krah mikut të tij, i cili në zgjedhjet e ardhshme garon me numrin 90 në listën e AAK-së.
“Në mbështetje të mikut tim, Gjeneral Lahi Brahimaj, i cili garon për deputet me numrin 90 në listën e AAK-së. Të priftë e mbara!”, ka shkruar Meda në Story.



