
Mediat çeke lavdërojnë Rrahmanin
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albion Rrahmani po tregon formë të mrekullueshme me “dardanët”. Në dy ndeshjet miqësore që Kosova i zhvilloi ndaj Armenisë dhe Komoreve, “Lewa” shënoi pesë gola – dy kundër armenëve dhe tregolesh kundër Komoreve. Medet çeke e kanë lavdëruar paraqitjet e Rrahmanit, i cili luan për Sparta Pragën.
“Ndërsa ekipi kombëtar çek i futbollit humbi në mënyrë të turpshme ndaj Kroacisë, ekipi i Kosovës ende nuk e ka filluar kualifikimin dhe ka luajtur dy ndeshje përgatitore. Ata i fituan të dyja bindshëm dhe përveç kësaj, një sulmues shumë i njohur për tifozët çekë u shfaq. Albion Rrahmani shënoi dy herë kundër Armenisë për herë të parë dhe disa ditë më vonë shënoi një hat-trick kundër Komoreve”, shkruan media çeke “ruik”.
Albion Rrahmani kaloi te Sparta verën e kaluar për 5 milionë euro nga Rapidi i Bukureshtit. Te klubi i ri, sulmuesi kosovar pati disa ndeshje të shkëlqyeshme, ndonëse nuk arriti kurrë të ishte në formacionin startues. Kështu, u spekuluar se ai do të largohej dhe klubi do ta shiste me humbje. Megjithatë, siç raporton “Ruik”, informacionet e fundit janë kontradiktore dhe duket se Rrahmani do të luftojë nën drejtimin e trajnerit të ri Brian Priske. Ky medium thotë se tifozët mezi presin të shohim se çfarë do t’i bëjë Rrahmanit ardhja e trajnerit Priske. Rrahmani do të luftojë përsëri për pozicionin numër një me Jan Kuchtan, me të cilin Priske ka një marrëdhënie të shkëlqyer, por tani që po afrohen ndeshjet e fazës së ligës të Ligës së Konferencës, të dy padyshim do të kenë shanset për t’u dëshmuar. Dhe do të varet nga ata se cili do ta zë vendin e titullarit te Sparta.
Pas fitores ndaj Komoreve, Rrahmani u shpreh tejet i lumtur me paraqitjet e tij.
“Jam shumë i kënaqur me këto dy ndeshje. Jam shumë i lumtur dhe krenar që arrita ta ndihmoj kombëtaren. Topi i ndeshjes pas ‘hat-tricku’-t do jetë kujtim shumë i bukur. Foda më dha 2 ndeshje, 5 gola nuk është keq”, ka thënë Rrahmani.