Mediat italiane e vleresojnë Gjimshitin si më të mirin në fushë

04 dhjetor 2025 | 17:09

E bëri sefte edhe këtë sezon. Që nga viti 2018, Berat Gjimshiti, ose shënon, ose shërben asist për shokët, dhe këtë e bën në nivele të larta në Serinë A apo në Kupën e Italisë.

Nëse do të llogarisim vetëm golat, kapiteni i Kombëtares shqiptare vetëm një edicion nuk ka shënuar dot asnjë, në 2022-2023, dhe kontributi I tij padyshim që ndihet.

Rrjeta në portën e Xhenoas në të tetat e finaleve të Kupës në Apenine ishte e 11-ta e tij me fanelën e Atalantës, për të cilën ka luajtur gjithsej 305 ndeshje.

Edhe pse mbrojtës provon të sulmojë, sipas filozofisë së skuadrës bergamaske, për shumë vite me trajnerin Xhampiero Gasperini, dhe tani me Paladinon, që zëvendëroi kroatin Juriç.

“Eurosport” I jep notën 7.5, po aq sa disa të tjerëve tek Atalanta, si De Ron, Pashaliç dhe De Ketelere, ndërsa titulli është domethenës: Gjimshiti e Pashaliç mbi të gjithë!

“Skaj Sport” gjithashtu e nxjerr si njërin nga më të mirët në fushë, me notën 7, po aq sa De Ron e Pashaliç, dhe askënd mbi të.

“Kalçomerkato” I jep notën 7, I vendos fotografinë si ilustim dhe titullin: Gjimshiti dhe De Ron si garda e vjetër!

Kapiteni I kombëtares shqiptare ka arritur t’i shënojë apo të asistojë ndaj emrave nga më të njohur në Itali si Inter, Juventus, Napoli apo Roma, ndërsa në listë mungon vetëm Milani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova është renditur në vendin e katër në Evropë për…