
Mediat kroate: Shqipëria trondit Serbinë në mes të Leskovcit
Shqipëria është në epërsi 1:0 pas pjesës së parë të ndeshjes me Serbinë në Leskovc. Rey Manaj shënoi gol të bukur në minutën e dytë shtesë.
Ai festoi duke formuar figurën e shqiponjës dykrenare.
Ndeshja po përcillet me vëmendje të madhe edhe në Kroaci. “Shqipëria trondit Serbinë në Leskovc”, është titulli që mediumu kroat 24 sata.hr i ka vënë lajmit për golin e Manajt.
“Minuta e parë e kohës shtesë në pjesën e parë u luajt kur Rey Manaj shënoi një gol të bukur pas një krosimi nga Ajeti. Ai e mbuloi bukur topin dhe shënoi në anën e djathtë të portës së Gjorgje Petroviq, i cili ishte i pafuqishëm.
Sulmuesi shqiptar e festoi golin e tij duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare me duar, gjë që nuk u prit mirë nga tifozët vendas. Në fakt, kjo zemëroi disa dhe nga tribunat u hodhën fyerje”, shkruan mediumi kroat.
Ndeshja është duke vazhduar dhe Shqipëria është ende në epërsi.