Mediat ndërkombëtare shkruajnë për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente të Kosovës

04 prill 2021 | 23:07

Vjosa Osmani tashmë është zgjedhur presidentja e re e Kosovës.

Ajo u zgjodh pas raundit të tretë që ishte final për marrjen e pozitës më të lartë shtetërore.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar për zgjedhjen e kandidates së Lëvizjes Vetëvendosje nga lista “Guxo” në postin e të pares të shtetit.

“38-vjeçarja karizmatike mori mbështetjen nga parlamenti në një votim të bojkotuar nga një parti serbe”, raporton deutschewelle gjersa mediumi tjetër gjerman, “Der Tagesspiegel”, shkruan se “Vjosa Osmani u zgjodh President i Kosovës”.

Gazeta franceze, France24 shkruan se “Ligjbërësit zgjodhën politikanen më të popullarizuar të Kosovës, Vjosa Osmani si presidente”.

“Parlamenti i Kosovës ka emëruar një profesoreshë të juridikut, 38 vjeçaren e arsimuar në SHBA dhe kandidate e partisë në pushtet Vetëvendosje, si presidenten e re të vendit, pas zgjedhjeve në shkurt”, ka shkruar agjencia e lajmeve Reuters.

Mediumi arab për Gadishullin e Ballkanit, aljazeera raporton se “Në raundin e tretë të votimit, Kuvendi i Kosovës zgjodhi kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente; 71 deputetë votuan pro dhe 11 vota ishin të pavlefshme”.

“Vjosa Osmani është presidentja e re e Kosovës”, shkruaj në mediat italiane, ku më tutje thonë se ka doktoruar në Universitetin e Pittsburghut në SHBA.

“Parlamenti i Kosovë solli në postin e presidentes reformisten Vjosa Osmani”, shkruajnë mediat spanjolle.

Anadolu Agency, agjencia e lajmeve turke thekson se “politikania 38-vjeçare merr 78 vota në raundin e tretë për t’u zgjedhur presidente e Kosovës”.

Ndryshe, Vjosa Osmani është edhe anëtare e Bordit të Rrjetit Parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe anëtare në Komisionin Drejtues të Deputetëve të rinj të Bankës Botërore dhe FMN-së. /Telegrafi/

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sevilla ia del të thyejë 1-0 Atletico Madrid, duke e…