Mediat qeveritare serbe: 300 policë në veri sot dorëzuan dorëheqjet

06 nëntor 15:28

Policët serbë nga veriu i Kosovës i kanë dorëzuar uniformat, shkruajnë sot mediat qeveritare serbe.

Sipas tyre, mbi 300 policë serbë i hoqën uniformat e Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut rreth orës 14:00.

Njëri prej policëve u është drejtuar disa gazetarëve duke iu thënë se “nga sot nuk ka më serb në Policinë e Kosovës në veri”.

Sot në Mitrovicën e Veriut pati një tubim të serbëve, të cilët iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së Listës Serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Babai i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Sherif Konjufca, ka qenë i…