Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova triumfoi ndaj Sllovakisë

26 mars 2026 | 23:35

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në futboll.

“Dardanët” kanë arritur të fitojnë ndeshjen gjysmëfinale të play-offit për Kupën e Botës.

Kosova fitoi 3:4 në udhëtim ndaj Sllovakisë, duke e prekur finalen e Botërorit dhe duke qenë një hap larg kualifikimit historik në një event të tillë.

E nëpër mediat serbe tashmë ka filluar “zija”. Ato po e përmendin humbjen e Kosovës, duke iu drejtuar me termin skandaloz: “E ashtuquajtura Kosovë”.

Kujtojmë, Serbia u eliminua qysh në fazën e grupeve, pas humbjes nga Shqipëria në Leskovc.

Tani, Kosovën e pret finalja e madhe në Prishtinë të martën. “Dardanët në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta presin Turqinë, që e eliminoi Rumaninë me rezultat minimal 1:0.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar…