
Mediat sllovene jehonë transferimit të trajnerit të tyre në Kosovë
22 mars 2021
| 16:49
Përfaqësuesja e 21-vjeçarëve të Kosovës ka marrë në stafin teknik trajnerin slloven, Primoz Gliha.
Ai vjen nga radhët e kombëtares së Sllovenisë U21, teksa do të ketë rolin e ndihmësit të trajnerit tek 21-vjeçarët e Kosovës.
53-vjeçari ka qenë për 5 vite në krye të të rinjve të Sllovenisë duke arritur të marrë rezultate mjaft të mira.
Ky lajm ka bërë bujë në mediat sllovene që e kanë cilësuar si një hap pozitiv afrimin e sllovenit pranë Përfaqësueses U21 të Kosovës.