
Mediat turke: Rashica do të largohet nga Beshiktashi
01 gusht 2025
| 12:35
Situata te Beshiktashi është tensionuar pas eliminimit nga Shakhtar Donetsk, dhe sipas medias turke “Aksam”, Milot Rashica pritet të jetë lojtari i parë që largohet nga skuadra. Performanca e tij e dobët në ndeshjen e parë në Stamboll dhe mungesa e aktivizimit në ndeshjen e kthimit kanë bindur trajnerin Solskjaer për largimin e tij.
Tifozët e vërshëllyen Rashicën në ndeshjen e parë, ndërsa klubi i ka kërkuar tashmë të gjejë një skuadër të re. Edhe pse ai ka kontratë deri në vitin 2027 dhe vlerësohet rreth 6.5 milionë euro, pritet që ndarja të zyrtarizohet së shpejti. Ende nuk dihet se ku mund të vazhdojë karrierën futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës.