Mediet amerikane refuzojnë rregullat e reja të Pentagonit për raportim

14 tetor 2025 | 08:27

Disa nga mediat më të mëdha amerikane, përfshirë CNN, The New York Times, Reuters, AP dhe NPR, kanë refuzuar të pranojnë rregullat e reja të vendosura nga Pentagoni, të cilat i detyrojnë gazetarët të zotohen se nuk do të publikojnë materiale të paautorizuara, përfshirë edhe dokumente jo-sekrete.

Sipas mediave, këto rregulla cenojnë lirinë e shtypit, e garantuar nga Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shoqata e gazetarëve që mbulojnë Pentagonin e ka cilësuar këtë vendim si përpjekje për të kontrolluar median dhe ka paralajmëruar se gazetarët mund të përballen me pasoja ligjore nëse i shkelin rregullat.

Rregullat janë mbështetur nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, një ish-prezantues i Fox News, i emëruar nga presidenti Trump.

Kushtetuta e SHBA-së garanton lirinë e fjalës dhe të shtypit në Amendamentin e Parë. Këto të drejta janë mbrojtur në mënyrë të veçantë edhe nga një vendim i Gjykatës së Lartë në vitin 1971, që lejonte mediat të publikojnë dokumente ushtarake të klasifikuara lidhur me Luftën e Vietnamit.

Kritikët thonë se përpjekja për të kufizuar raportimin pa ndonjë arsye të qartë për rrezik kombëtar, përbën kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj shtypit të lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për dy vjet udhëhoqi me njërën nga komunat veriore të…