Mediet italiane: Spalleti rinovon kontratën me Juventusin
gjatja e kontratës së Luciano Spalletti-t me Juventusin është praktikisht një marrëveshje e kryer dhe klubi duhet të bëjë një njoftim zyrtar deri në fund të javës, raportojnë disa media italiane.
Ish-trajneri i Italisë do të nënshkruajë një kontratë që do ta mbajë atë me klubin e Torinos deri në verën e vitit 2028.
Sipas La Gazzetta dello Sport dhe Tuttosport, Spalletti do të nënshkruajë një zgjatje të re dyvjeçare. Ai iu bashkua klubit të Torinos në tetor të vitit të kaluar me një kontratë afatshkurtër deri në fund të sezonit 2025/26.
“Gazzetta dello Sport’ thotë se Juventusi do ta njoftojë lajmin “brenda 24 orëve të ardhshme”, ndërsa Tuttosport konfirmon gjithashtu se një njoftim pritet të premten.
Paga e tij pritet të jetë midis pesë dhe gjashtë milionë euro në sezon. Disa burime thonë se është një pagë bazë prej pesë milionë eurosh, ndërsa të tjera përmendin një shumë prej gjashtë milionë eurosh me bonuse të përfshira.
Për punën që do të bëjë nga tetori deri në fund të këtij sezoni, Spalletti thuhet se do të fitojë rreth tre milionë euro.



