Mediet në Itali: Zhegrova do të ketë ndikim të madh në Serie A

18 shtator 2025 | 16:17

Edon Zhegrova ka lënë mbresa të jashtëzakonshme në debutimin e tij tek Juventus. Ylli dardan ka luajtur disa minuta në ndeshjen ndaj Borussia Dortmund, duke qenë vendimtar në barazimin e rezultatit.

Si tifozët, ashtu edhe komuniteti i futbollit në Itali, kanë mbetur të mahnitur me paraqitjet e tij.

Në mesin e tyre është edhe gazetarja e “TuttoMercatoWeb”, Yvonne Alesandro, e cila për “GazetaBlic Sport”, ka thënë se në bazë të asaj se çfarë ka treguar Zhegrova, i mbetet vetëm për të rikthyer formën fizike, sepse me kualitetet që ka, ai do të ketë ndikim të madh në Serie A.

“Nëse do të jetë në gjendje të rikthejë formën maksimale fizike, Edon Zhegrova mund të ketë një ndikim të madh tek Juventus në Serie A. Teknikisht është në nivelin e lartë”, ka thënë ajo.

Gjatë ditë së djeshme kishte edhe reagime të tjera, të cilët janë motiv shtesë për Zhegrovën, i cili është mirëpritur shumë mirë tek “Zonja e Vjetër”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës,…