‘Mediet shpikin për të na ndarë mua dhe Viniciusin’, Mbappe flet për raportin me yllin brazilian

10 tetor 2025 | 11:14

Kylian Mbappe ka thyer heshtjen lidhur me marrëdhënien e tij me bashkëlojtarin te Real Madrid, Vinicius Junior, duke deklaruar se mediat janë përgjegjëse për spekulimet se dyshja nuk kanë marrëdhënie të mirë.

Francezi beson se mediat “shesin shumë gazeta” duke përhapur narrativa të rreme për raportin e tyre, duke shtuar se nuk ka absolutisht asnjë problem me Viniciusin.

Mbappe më në fund kompletoi transferimin e shumëpritur te Real Madridi në verën e vitit 2024, me “Los Blancos” që u kthyen në një nga skuadrat më të frikshme në Evropë falë partneritetit të mundshëm mes tij dhe Vinicius Jr.

Megjithatë, muajt e parë të vështirë të Mbappes në La Liga përkuan me një rënie të madhe të formës së Viniciusit. Raportimet nga Spanja sugjeronin se marrëdhënia mes tyre nuk ishte “idhullore”.

“Dy lojtarë të famshëm në të njëjtin ekip shesin shumë gazeta, shumë gjëra. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Viniciusin. Këtë vit është edhe më mirë, e kemi njohur njëri-tjetrin më mirë. Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe si person, një njeri shumë i mirë”.

“E dimë që njerëzit flasin për ne për çdo gjë, por kemi të njëjtin qëllim: ta ndihmojmë Real Madridin të fitojë tituj. Mendoj se, nëse duam të fitojmë tituj, duhet të japim më të mirën dhe ta ndihmojmë ekipin në tërësi”.

Dyshja e ka nisur sezonin 2025/2026 në mënyrë fantastike, duke shkaktuar dëme të mëdha në mbrojtjet kundërshtare.

Mbappe ka shënuar 14 gola në 10 paraqitjet e para, duke mos realizuar vetëm në një ndeshje. Ndërkohë, Vinicius ka kontribuar me pesë gola dhe katër asistime në La Liga.

Së bashku, ata kanë dhënë 25 kontribute direkte në gola, duke kombinuar për të shënuar në tre nga tetë ndeshjet e kampionatit, një përmirësim i dukshëm nga sezoni i kaluar, kur ishin të dy në listën e realizatorëve në vetëm katër nga 26 ndeshje të La Ligas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E propozuara e radhës për nënkryetare të Kuvendit nga Lista…