
Mediet turke: Rrahmani shumë shpejt zyrtarizohet te Rapidi i Bukureshtit
Sulmuesi Albion Rrahmani pritet që karrierën ta vazhdojë në Rumani. Mediet rumune raportojnë se sulmuesi aktual i Ballkanit do t’i bashkohet Rapidit të Bukureshtit.
Forma e mirë e Rrahmanit me fanellën e Ballkanit ka rënë në sytë e klubeve të huaja, por me i suksesshëm në garë për futbollistin kosovar ka dalë klubi rumun. Sipas mediumit “Fanatik.ro”, Ballkani do t’i përfitojë plot 600 mijë euro nga shitja e Rrahmanit, një shifër rekorde kjo për futbollin kosovar.
“Dan Sucu ka paguar 600 mijë euro, Rrahmani vjen në Rapid dhe zyrtarizimi bëhet pas një jave. Duke qenë kosovar është më e vështirë që me atë pasaportë të hysh në Rumani”. “Njoftimi zyrtar ende mungon, por lajmi është 100 për qind i saktë. Rrahmani është sulmuesi i ri i Rapidit për 600 mijë euro”, ka deklaruar gazetari i këtij mediumi, Horia Ivanoviq.
Ndeshja me Larnen në Ligën e Konferencës mund të jetë e fundit e Rrahmanit në fanellën e Ballkanit, me të cilin i realizoi 30 gola dhe i bëri 8 asistime në sezonin e fundit.