Mediu thirrje Metës: Shpërndaje parlamentin

27 tetor 2020 | 19:38

Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu, ka thënë në “Top Talk”, se i ka kërkuar opozitës që presidenti Ilir Meta ta shpërndajë parlamentin.

Sipas tij ai ka kompetencat e duhura për ta bërë një gjë të tillë, pasi në gjykimin e Mediut dhe opoiztës në përgjithësi, veprimet e kryeministrit Rama dhe aktiviteti parlamentar, janë antikushtetuese.

“Unë kam kërkuar në tryezën e opozitës që opozita nuk duhet ta lidhë veten me qëndrimet që mban presidenti, apo me veprimet që bën Edi Rama në Kushtetutë. Kam kërkuar që opozita në mënyrë të qartë t’i kërkojë Presidentit të Republikës, në qoftë se parlamenti injoron dekretin e presidentit, shpërndarjen e parlamentit. Jo vetëm për shkak se ky parlament është anti-kushtetues por po e çon Shqipërinë në një krizë shumë të rëndë politike dhe Kushtetuese. Sepse në bazë të kushtetutës janë liritë dhe të drejtat themelore”, ka thënë ai.

“Unë nuk jam këshilltari juridik i presidentit. Presidenti ka marrë qëndrim publik në raport me kuvendin, në qoftë se do të shkelin Kushtetutën, do të shpërndajë parlamentin, e ka përsëritur këtë qëndrim edhe kohët e fundit. Ka të gjitha aftësitë për ta gjykuar kushtetutën siç bëjmë ne debat me njëri-tjetrin dhe stafin e nevojshëm, për të cilësuar veprimet kushtetuese, e jo kushtetuese. Por nga ana tjetër ka edhe një gjë që nuk ka më sens, për faktin se ne kemi veprim anti-kushtetues të Edi Ramës, anti-kushtetues të parlamentit dhe kërkojmë t’i përgjigjemi, mekanizmave Kushtetuese në një kohë që edhe institucionet kushtetuese që merren me trajtimin e kësaj çështje, nuk ekzistojnë. Në mënyrë të qëllimshme të shkatërruar nga Edi Rama, për të krijuar këto situata”, ka deklaruar Fatmir Mediu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa biznese me status joaktiv në Kosovë dyshohet se kanë…