Mediumi holandez raporton për protestën kundër Gjykatës Speciale në Hagë

14 shtator 2025 | 21:24

Tek Gjykata Speciale për Kosovën në Hagë, këtë të diel pasdite është zhvilluar një protestë. Kështu raporton media holandeze AD.nl.

Siç e përshkruan mediumi holandez, “grupe demonstruesish janë mbledhur pranë objektit në Raamweg, ku kanë bllokuar qarkullimin. Për shkak të situatës, policia ka qenë e pranishme në numër të madh për të menaxhuar tubimin dhe për të ruajtur rendin publik”.

AD.nl thekson se protesta është zhvilluar pranë asaj që në Holandë njihet si “Kosovotribunaal” – term që përdoret për Gjykatën Speciale, ku po mbahen proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, aktualisht kryetar komune,…