Mediumi shtetëror iranian: Funerali shtetëror për Khamenein shtyhet
Funerali shtetëror për udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei është shtyrë, sipas raportimeve në median shtetërore iraniane.
Funerali treditorë ishte planifikuar të fillonte gjatë ditës së sotme, me imazhe në mediet sociale që tregonin përgatitjet për të vënë gjithçka në vend.
Referuar medias iraniane, BBC-ja ka shkruar se organizatorët kanë thënë se ceremonia do të shtyhet derisa të ketë infrastrukture të duhur në vend.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei është vrarë në kompleksin e tij në kryeqytetin Teheran. Imazhet satelitore treguan tym të zi që ngrihej nga kompleksi i udhëheqësit në Teheran pas sulmit. Ato duket se tregojnë se disa ndërtesa në kompleks janë dëmtuar rëndë nga sulmet. Siç është bërë me dije, kompleksi është në qendër të Teheranit, afër universitetit.



