Medunjanin, pjesë e FIBA Open 2025 në Zvicër

12 qershor 2025 | 13:45

Menaxherja e Projekteve në Federatën e Basketbollit të Kosovës, Edita Medunjanin do të jetë pjesë e FIBA Open 2025, ngjarjes tradicionale që organizohet çdo vit në selinë e FIBA-s në Mies, Zvicër më 14 dhe 15 qershor.

Ftesa për pjesëmarrje në këtë event prestigjioz vjen nga FIBA Foundation, si vlerësim për kontributin e Editës si Youth Leader dhe koordinatore e programit “Basketball For Good”.

Gjatë FIBA Open 2025, Edita do të angazhohet në mënyrë aktive në mbështetjen dhe organizimin e aktiviteteve, duke kontribuar me përvojën e saj në realizimin e kësaj ngjarjeje ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i David dhe Victoria Beckham, Brooklyn, thuhet se i…