Medvedev: Finlanda po përgatitet për luftë me Rusinë

08 shtator 2025 | 16:56

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, e ka akuzuar Finlandën fqinje se po ndjek rrugën e luftës kundër Rusisë.

“Pasi iu bashkua NATO-s, Helsinki po ndjek rrugën e konfrontimit në përgatitje për luftë me Rusinë, nën pretekstin e masave mbrojtëse. Është e dukshme që po përgatitet për të na sulmuar”, tha Medvedev në një shkrim të publikuar në agjencinë shtetërore, Tass.

Medvedev aktualisht mban postin e nënkryetarit të Këshillit për Siguri Kombëtare të Rusisë.

Ai po ashtu u ankua se po krijohet staf për njësi të ushtrisë në Lapland “që gjendet në afërsi të kufirit rus”.

Nuk është e qartë ndaj kujt janë drejtuar këto struktura, pasi NATO-ja e ka shpallur Rusinë armike, shkroi Medvedev.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022, Finlanda hoqi dorë nga politika e saj e kamotshme ushtarake dhe iu bashkua NATO-s, së bashku me Suedinë. /REL/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese ka lëshuar një reagim pas akuzave të rënda…