Mef Bajqinovci nuk bëhet merak se a i kanë votat, por thotë se qeveria Konjufca duhet të votohet

15 nëntor 2025 | 13:36

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se qeveria Konjufca duhet të votohet pasi ka urgjenca të mëdha.

Ndërsa sa i përket sigurimit të votave, ai tha se nuk ka informacione, pasi që i takon mandatarit.

“Është në interes të madh që të formohet Qeveria Konjufca, për shkak se ka disa urgjenca të mëdha si RTK-ja, Komuna e Prishtinës, Gjilani, Komuna e Zubin-Potokut dhe rreziku që në muajin shkurt Ligji për Buxhet – pra të jepen pagat e shërbyesve publikë – mund të krijojë kolaps të shtetit”, tha Bajqinovci në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai theksoi se vendi nuk e përballon dot një tjetër krizë politike që mund të çojë në zgjedhje të reja.

“Shpresoj shumë që deri të mërkurën të votohet Konjufca për kryeministër. Ta kemi një qeveri, qoftë edhe të përkohshme, por të kryhen çështjet urgjente dhe të mbërrijmë deri në periudhën e zgjedhjes së presidentit pa shkuar në zgjedhje. Edhe populli është lodh nga zgjedhjet”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në komunën e Mitrovicës së Jugut janë numëruar 100 për…