Mefail Shkodra me dy djemtë ende në arrati

12 gusht 2025 | 08:25

Qyteti i Gjilanit të dielën u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku tre persona u vranë si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Të vdekur mbeten babë e bir, argjendarëtë njohur në këtë qytet, të cilën u vranë në një kafene afër objektit të komunës. Pak më vonë, vdiq edhe njëri nga të plagosurit rëndë, i cili po trajtohej në Spitalin e Gjilanit, duke e çuar bilancin në tre viktima.

Të dyshuarit për rastin, Mefail Shkodra me dy djemtë e tij, Edonisin dhe Engjullin janë akoma janë në arrati.

Policia e Kosovës po i kërkon ata. Nga policia kanë bërë të ditur se i kanë njoftuar të gjithë policët e Kosovës për kërkimin e tyre.

Po ashtu, janë lajmëruar pikat kufitare si dhe vija e gjelbërt në operacionin kërkimor.

Për vrasjen e trefishtë në Gjilan kanë reaguar zyrtarë të lartë shtetërorë, të cilët kanë kritikuar sistemin e drejtësisë, meqë dy prej tre të dyshuarve kryesorë – Mefail dhe Edonis Shkodra – kanë qenë në paraburgim në të kaluarën dhe sipas Ministrisë së Drejtësisë, janë liruar me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, bazuar në kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Ministria i ka bërë thirrje Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor që t’i nisin menjëherë procedurat disiplinore ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë qenë të përfshirë.

Mefail Shkodra ishte emër i njohur për organet e rendit. Prokuroria Speciale ka thënë se ndaj tij është duke zhvilluar hetime në dy raste të ndara.

Ndërkaq, Gjykata Themelore e Prishtinës konfirmoi se Mefail Shkodra dhe djali i tij, Edonisi, ishin liruar me 70 mijë euro dorëzani në tetorin e vitit të kaluar, mbi tre muaj pasi ishin arrestuar për fajde dhe detyrim në një aksion të Policisë në Gjilan.

Për këtë rast, Prokuroria ka thënë se kishte propozuar ndryshimin e masës së sigurisë, meqë nuk ekzistonin kushtet ligjore për vazhdimin e paraburgimit, teksa ka shtuar se rasti është në fazën e hetimeve dhe se po sigurohen prova në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtare.

Ditën e djeshme katër zyrtarë policorë janë suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës, lidhur me këtë rast.

Gazeta Online Reporteri.net raportoi se zyrtarët e suspenduar janë Bekim Sabedini, Ardian Demiri, Metush Arifi dhe Shaban Hajdaraj. IPK ka thënë se supendimi i tyre është bërë në kuadër të një hetim paraprak në kuadër të të cilit do të hetohet nëse ka pasur ndonjë lëshim apo përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në veprimtarinë kriminale të të dyshuarit i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

Sabedini është rreshter në Njësinë e Hetimeve Rajonale në Drejtorinë e Policisë në Gjilan, Demiri është hetues në Stacionin Policor në Gjilan, Arifi është polic në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Drejtorinë në Gjilan si dhe Hajdari është rreshter – Shef i Hetimeve në Stacionin Policor në Novobërdë.

Brenda dy ditësh në Kosovë kanë ndodhur pesë vrasje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I mituri 15-vjeçar që i kishte mbijetuar aksidentit rrugor në…