Megan tregon se sa vështirë është të jesh biseksuale sot

20 janar 2022 | 13:19

“Me duhej ta veja një vaginë ari si qafore për ta bërë të qartë që me pëlqenin edhe gratë”.

Kështu thotë Megan Barton Hanson, e cila ka treguar se si ajo është detyruar që ta “tregojë” biseksualitetin e saj si një “vajzë stereotipe”.

Megan Barton Hanson i ka dhënë këto detale për vështirësitë që ka hasur për të shfaqur “interesim” për gratë.

Ylli i Love Island, e cila famën e mori më 2018 në këtë emision, ka folur për ilustratoren, shkrimtaren, aktivisten sociale dhe feministë dhe influenceren, Florence Given dhe emisionin e saj “You Come First” duke treguar për betejën e saj se si të dilte me një person të gjinisë së njëjtë.

Dyshja kanë biseduar se si ato kanë bërë kërkime për biseksuale, qoftë duke shikuar vajza por më shumë bionde.

“Shkova deri aty saqë vesha një vaginë të arit si qafore për t’ua bërë të qartë vajzave se me pëlqejnë vaginat”, ka thënë Megan.

Pjesë të këtij podcasti ajo i ka postuar në story në Instagram të martën në mëngjes.

“Gjurmoni për seksin tuaj, disonancën kognitive, ndarjet, mësoni ta dashuroni vetveten dhe si të jeni një aleate e mirë”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Help në bashkëpunim me Drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit…