Mehaj kërkon nga homologët e tij ukrainas, gjeorgjian dhe azerbajxhanas njohjen e Kosovës

19 gusht 2021 | 12:41

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë qëndrimit të tij në Turqi është ftuar në drekë pune nga nikoqiri, ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, i shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Turke, gjeneral Yasar Guler.

Gjithashtu, pjesëmarrës në këtë rast kanë qenë ministrat e mbrojtjes së Ukrainës, Gjeorgjisë, Azerbejxhanit dhe Libisë.

Në këtë takim është diskutuar për mjedisin e sigurisë globale si dhe kërcënimet dhe rreziqet që e cenojnë këtë mjedis, krahas mekanizmave për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit të përgjithshëm.

Ndër të tjera, ministri Mehaj ka kërkuar nga ministrat e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Azerbejxhanit që nga autoriteti i tyre të shprehin ndikimin e duhur në qeveritë dhe autoritetet politikbërëse dhe vendimmarrëse të shteteve të tyre, në njohjen sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve ndërshtetërore në të gjitha fushat.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Burkina Fasos ka njoftuar se xhihadistët e dyshuar…