Mehaj: Mos t’i jepet konotacion tjetër marshimit të ushtarëve të FSK-së në Mitrovicë

23 qershor 2023 | 15:15

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se marshimi i sotëm i ushtarëve të FSK-së në Mitrovicë nuk ka të bëjë asgjë me situatën në veri të vendit.

Ky reagim i tij vjen pas disa lajmeve që kanë shkruar mediet serbe lidhur me këtë ngjarje të FSK-së.

“Sot regjimenti i tretë kanë realizuar marshimin kondicional i cili ka qenë i planifikuar për 215 ushtarë tanë. Marshimi në Mitrovicë ka filluar nga kazerma ‘Minatori’ deri në fshatin Frashër dhe është bërë kthimin sërish në kazermë”.

“Marshime të tilla janë të rregullta. Ky ushtrim gjithashtu ka qenë në kuadër të planit vjetor dhe është realizuar sot, prandaj bëjmë apel tek të gjithë që aktiviteteve të tilla mos t’iu jepet konotacion tjetër”.

“Marshimi nuk ka të bëjë asgjë me situatën e sigurisë në veri të Republikës. Përgjegjësinë për sigurinë e qytetarëve tanë e ka Policia e Kosovës e cila është në krye të detyrës dhe është duke kryer me shumë sukses punën e saj. Ju lutem mos të bini iu besoni dezinformatave dhe lajmeve të rreme”, ka thënë Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka arritur  të premten në…