Mehaj viziton Shpëtim Agusholli: Plagët e tij dëshmojnë se sa shtrenjtë ka kushtuar liria

02 janar 2022 | 15:36

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar luftëtarin e UÇK-së, Shpëtim Agusholli, për të cilën tha se ishte emocion i veçantë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se plagët e këtij luftëtari dëshmojnë se sa shtrenjtë ka kushtuar liria.

“Plagët e luftëtarit ikonë të UÇK-së, të Betejës së famshme të Koshares, Shpëtim Agusholli, janë gjurmë të shenjta që dëshmojnë se sa shtrenjtë ka kushtuar Liria jonë. Emocion i veçantë ishte vizita pranë shtratit të Shpejtimit. Ndonëse në gjendje të rëndë shëndetësore me karrocë, Heroi i gjallë, Shpejtim Agusholli, vazhdon të na jap forcë dhe vullnet që të vazhdojmë pandalshëm në forcimin e Ushtrisë sonë.” ka shkruar  Mehaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, të dielën ka…