Mehdi Çoba, lojtari i ri i Gjilanit

26 qershor 2025 | 12:42

Skuadra e Gjilani ka prezantuar futbollistin Mehdi Çobaj me marrëveshje kontraktuale deri në verën e vitit 2027.

Futbollisti nga Shkodra, i është bashkuar kuqebardhëve pas formimit në klubin e Vllaznisë, ekip me të cilin fitoi edhe dy trofe të Kupës së Shqipërisë.

25-vjeçari i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut ka qenë gjithashtu edhe reprezentues i kombëtares shqiptare me moshat e 21-vjeçarëve. Çoba është mirëpritur nga drejtori gjeneral i klubit Syart Rrahmani, i cili i ka uruar mirëseardhje dhe shumë suksese. Lojtari do t’i bashkohet ekipit më 1 Korrik në fazën përgatitore e cila fillon në Gjilan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edita Tahiri, ish-kryenegociatore dhe ish-zëvendëskryeministre e Kosovës ka komentuar Samitin…