Mehemti dhe Shahini diskutuan për lehtësimin në qasjen e financave
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti ka pritur në takim përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve, të kryesuar nga kryetari Agim Shahini.
Guvernatori Mehmeti i njoftoi përfaqësuesit e AKB-së me zhvillimet në sektorin financiar pas lehtësimit të masave dhe planet e ardhshme të BQK-së me qëllim të dhënies së ndihmës për të rimëkëmbur ekonominë, për çka BQK-ja mbetet e përkushtuar të kontribuojë në lehtësimin e mëtejmë të qasjes në financa.
“Në këtë takim u shpalosen sugjerimet e BQK-së për kontributin që sektori financiar mund të japë për të ndihmuar në përmirësimin e situatës ekonomike në vend. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e AKB-së paraqitën pikëpamjet e tyre për mënyrën se si mund të ndihmohet ekonomia për t’u rimëkëmbur më lehtë, si dhe falënderuan BQK-në për ndërmarrjen e masave të menjëhershme për t’u dalë në ndihmë ekonomisë dhe qytetarëve me masat e ndërmarra”, thuhet në njoftimin e BQK-së.
(A. M / Epoka e re)