Mehmedi mungon në pjesën e mbetur të vitit

03 dhjetor 2020 | 18:00

Wolfsburgu ka konfirmuar përmes “Facebook”-ut se Admir Mehmedi ka pësuar një lëndim që do ta lë jashtë fushës për këtë vit.

Klubi gjerman ka konfirmuar se ai ka lënduar tendinën e Akilit, problem të cilin e ka pasur edhe më parë.

“Jashtë për pjesën e mbetur të vitit – Admir Mehmedi me problemin e tendinës së Akilit. Të dëshirojmë rikuperim të shpejtë, Admir”, thuhet në njoftimin e Wolfsburgut. Sulmuesi 29-vjeçari ka luajtur në 13 ndeshje këtë edicion dhe ka realizuar 2 gola e ka dy asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mërgim Berisha po paraqitet mjaft mirë me skuadrën e Red…