Mehmet Prishtina dhe “Armagedoni” i dhurojnë libra bibliotekës së Skenderajt

16 qershor 2021 | 22:19

Publicisti dhe altruisti Mehmet Prishtina, drejtori i shtëpisë botuese “Armagedoni”, Berat Dakaj dhe drejtori i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve me seli në Shkup, Skender Asani, me bashkëpunëtorë, sot kanë vizituar Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Skenderaj.

Për bibliotekën e kësaj shkolle, Mehmet Prishtina, në bashkëpunim dhe participim 50/50 me shtëpinë botuese “Armagedoni”, i kanë dhuruar kësaj shkolle qindra libra të autorëve shqiptarë dhe të huaj në vlerë prej 1 000.00 eurosh. Gjithashtu, një donacion me libra për këtë shkollë ka bërë edhe Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, “Faik Konica” dhe gazetari Arben Veselaj.

Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Abdyl Imeri, falënderoi donatorët për dhurimin e librave dhe e çmoi shumë angazhimin e tyre për ndihmën që ia kanë dhënë bibliotekës komunale të Skenderajt në 22 vjetorin e çlirimit të qytetit.

Përpos librave, Mehmet Prishtina për bibliotekën e Skenderajt dhuroi edhe portretin e veprimtarit Hasan Prishtina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Manuel Locatelli ka shënuar nj supergol në ndeshjen që…