Mehmetaj: Rama e fitoi debatin, ka krijuar një rrëfim të ri politik përtej dëshirave të VV-së

06 nëntor 2025 | 23:51

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka deklaruar se në përballjen e fundit në Debat Plus për Prishtinën, kandidati i LDK-së Përparim Rama ka dalë fitues përballë kandidatit të LVV-së, Hajrulla Çekut.

“Kam supozuar që Përparim Rama po i mposht për shkak të stilit, por përfundimisht sot e kuptova që ka të bëjë edhe me përmbajtjen. Përparim Rama jo vetëm që e fitoi debatin, por këto kohë të fundit ka treguar diçka krejt të re në politikën kosovare”, u shpreh Mehmetaj.

Sipas tij, për një kohë të gjatë Vetëvendosje ka qenë formësuese e opinionit publik dhe e dëshirave politike të qytetarëve, ndërsa Rama sipas tij, ka arritur t’i tejkalojë ato.

“Për një periudhë të gjatë kohore LVV ka qenë formësuese e opinionit publik dhe e dëshirave politike të njerëzve dhe në përgjithësi kasta opozitare krejt çfarë ka bërë ka qenë matja e atyre dëshirave dhe ndërtimi i fjalive duke supozuar që fjalitë e tyre tashmë do t’iu pëlqejnë dëshirave të formësuar të njerëzve nga VV-ja. Përparim Rama e ka thyer dhe ka kriju një rrëfim tjetër i cili ka gjet përfaqim përtej dëshirave paraprake të njerëzve, për këtë ka fituar herën e parë qysh nuk e ka besuar askush, dhe për ketë ka me fitu edhe herën e dytë”, ka deklaruar tutje Mehmetaj në Debat Plus.

Ai gjithashtu ka vlerësuar se programi i kandidatit të LVV-së, Hajrulla Çeku, nuk përmban projekte konkrete që mund të realizohen në praktikë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të enjten njoftoi se është…