Mehmeti priti në takim delegacionin e FMN-së  

20 shkurt 2020 | 14:52

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka pritur të enjten në takim misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Gabriel Di Bella, shef i misionit për Kosovë në kuadër të Departamentit Evropian të FMN-së dhe Stephanie Eble, përfaqësuese rezidente rajonale për Ballkanin Perëndimor.

Guvernatori Mehmeti i ka njoftuar të pranishmit me situatën aktuale në sistemin financiar të Kosovës, në përgjithësi dhe sistemin bankar në veçanti, i cili vazhdon të jetë stabil dhe me rritje të vazhdueshme.

Ai ka falënderuar delegacionin për përkrahjen e vazhdueshme që Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka dhënë Kosovës, dhe në veçanti Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në realizimin e detyrës së saj për nxitjen dhe mbajtjen e stabilitetit financiar.

Gabriel Di Bella ka falënderuar guvernatorin Mehmeti për bashkëpunimin e vazhdueshëm, ku diskutuan agjendën e përbashkët për muajt e ardhshëm, si dhe  për mënyrat e rritjes së mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet FMN-së dhe BQK-së.  Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë delegacioni i FMN-së përveç me zyrtarë të BQK-së, do të takohet me zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës.  Delegacioni i FMN-së përfundon vizitën me 26 shkurt.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtësia funksionale është me rëndësi kritike për tërheqjen e investitorëve…