Meksika gjen gati dy mijë emigrantë të parregullt brenda një dite

17 tetor 2021 | 09:46

Meksika identifikoi brenda një dite gati dy mijë emigrantë të parregullt, tha qeveria të shtunën.

Operacionet e kontrollit nga Instituti Kombëtar i Migracionit (INM) të premten morën 1 mijë e 957 emigrantë nga vende të ndryshme, tha deklarata e qeverisë.

Shumica, 532 emigrantë, u identifikuan në shtetin e Oaxaca, me 134 të raportuar në Puebla dhe 86 në Veracruz. Pjesa tjetër u gjet në zona të tjera të vendit, raporton Reuters.

Deklarata nuk specifikon nëse emigrantët janë ndaluar apo ku janë dërguar, përcjell Klankosova.tv.

Ministri i Jashtëm i Meksikës Marcelo Ebrard paralajmëroi këtë javë se Shtetet e Bashkuara duhet të investojnë më shumë në Amerikën Qendrore nëse shpresojnë të ngadalësojnë nivelet rekord të migrimit drejt veriut

Një numër rekord emigrantësh kanë kaluar përmes Meksikës këtë vit drejt kufirit me SHBA, duke ikur nga dhuna dhe krizat ekonomike që rrjedhin nga pandemia COVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në zgjedhjet komunale që po zhvillohen të dielën (17 tetor)…