Melihate Tërmkolli i del në mbrojtje Vjosa Osmanit

14 dhjetor 2019 | 16:03

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Melihate Tërmkolli i ka dalë në mbrojtje nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmanit, pas deklaratave të Agim Veliut, i cili tha se Osmani duhet të japë llogari rreth takimit me kreu e LV-së, Albin Kurtin.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se ata që po reagojnë lidhur me këtë takim, nuk e kanë thënë asnjë fjalë për deklarata e Vuҁiqit dhe Gjuriqit në mohimin e masakrës serbe ndaj shqiptarëve në Reҁak, apo për takimin e Xhelal Sveçlës me Gjuriqin në Tiranë.

Postimi i plotë i saj:

Zyrtarë të Kryesisë së LDK-së paskan reaguar duke kërkuar edhe sqarim për një takim- përshëndetje të znj.Vjosa Osmani me z. Albin Kurti, në hollin e Kuvendit të Kosovës, pra me njeriun me të cilin LDK po takohet përditë dhe po pret të bëjë koalicion qeverisës me të. Këto ditë nuk kam dëgjuar ndonjë reagim zyrtar të LDK-së për deklaratat e Vuҁiqit dhe Gjuriqit në mohimin e masakrës serbe ndaj shqiptarëve në Reҁak. Poashtu nuk dëgjova asnjë reagim për takimet e zyrtarëve më të lartë të VV-së me Gjuriqin në Tiranë! Këtu ka ra LDK-ja jonë?!

#MT

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli ka arkëtuar pikët e plota ndaj Watfordit në Anfield…