
Melo dëshiron të rikthehet në Juventus
17 maj 2020
| 11:38
Legjenda e Inter, Felipe Melo ka pranuar se është i hapur për rikthimin te Juventus.
Pas disa keqkuptimeve me kapitenin Giorgio Chiellini, Melo ka thënë se me kënaqësi do rikthehej te “Zonja e Vjetër”.
“Ka disa lojtarë të cilët e bëjnë ndryshimin. Messi, Ronaldo, Neymar”.
“Nëse Juve me thërret për të luajtur me Cristianon, do të rikthehem. Barcelona e dëshironte De Ligt, Cristiano e thërriti dhe tani ai është te Juve, vetëm 20 vjeç”, deklaroi ai. 36-vjeçari momentalisht luan te Palmeiras.