
Meloni i uroi fitoren e mandatit të katërt, reagon Edi Rama: Faleminderit motër
13 maj 2025
| 21:40
Kryeministri Edi Rama ka falënderuar homologen italiane, e cila më herët e uroi atë për fitoren e mandatit të katërt pas zgjedhjeve të 11 majit.
Rama e quan atë “motër”, teksa shprehet se është nder të shërbesh për një marrëdhënie të jashtëzakonshme afërsie dhe miqësie si ajo mes Shqipërisë dhe Italisë, dhe është privilegj të bashkëpunosh me një lider si ti, që thotë atë që bën dhe bën atë që thotë.
“Dëshiroj t’i shpreh urimet e mia më të sinqerta Kryeministrit Edi Rama për rizgjedhjen e tij në krye të Qeverisë shqiptare. Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, rezultat i një dialogu konstruktiv dhe i një vullneti të përbashkët për të përballuar sfidat globale me zgjidhje inovative. Do të vazhdojmë të punojmë për të konsoliduar më tej lidhjet mes qeverive tona dhe për të arritur objektivat e përbashkëta, përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe përparimin e rrugës europiane të Shqipërisë”, u shpreh Meloni.